E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja nga nafta, "BP" do mbledhë 20 mijë fuçi në ditë

"British Petroleum" ka njoftuar se do të shtojë kapacitetet e saj për të mbledhur naftën që derdhet nga pusi në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave kompania britanike ka në plan të mbledhë 20 mijë fuçi në ditë.

Njoftimi është dhënë nga përgjegjësi i koordinimit të operacioneve, admirali i Rojës Bregdetare Thad Allen.

Zyrtari i lartë ka paralajmëruar gjithashtu se pasojat e derdhjes së naftës do të ndihen për vite të tëra në ambient.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›