Poloni, kryeministri bojkoton rivalin e Sarkozy

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, hodhi poshtë akuzat se bojkotoi kandidatin presidencial në Francë, Francois Hollande, gjatë një vizite që ai është duke realizuar në Poloni.
Në një sqarim për mediat, Tusk deklaroi se asnjë takim me Hollande nuk ishte vendosur në axhendën e tij zyrtare, në të njëjtën kohë që hodhi poshtë akuzat për krijimin e një blloku europian të qendrës së djathtë, në të cilin përfshihet ndër të tjerë edhe Merkel, për të mbështetur presidentin aktual të Francës, Nicolas Sarkozy.
Në vizitën e tij në Varshavë, kandidati socialist për të marrë drejtimin e “Elysse”, u takua me Presidentin e Polonisë, Branislaw Komorowski.
Zgjedhjet në Francë zhvillohen me dy raunde. Në të parin janë të lirë të marrin pjesë të gjithë kandidatët, partiakë ose të pavarur, ndërsa në raundin e dytë shkojnë vetëm dy kandidatët më të votuar.
Ndërsa votimet e 22 prillit dhe 6 majit po afrojnë, sondazhet kombëtare tregojnë se Sarkozy është pas në garën me Hollande, i parë momentalisht si favorit për të fituar zgjedhjet.