Butiku 'Brevik'

Marka gjermane Thor Steinar po përdorë tema dhe emra nordikë për emërtimin e dyqaneve të veta, kryesisht asi që kanë lidhje me Norvegjinë.
Brevik është një qytet në jug të Oslos, me afro 2,700 banorë.
Dyqani Brevik është hapur në Chemitz. Zëdhënësja e qytetit pohon se një emërtim i tillë “është i papranueshëm”.
Katja Uhlemann, e cila citohet nga gazeta gjermane ‘Die Welt’, thekson se autoritetet e Chemitz “do të planifikojnë hapat e ardhshëm dhe të domosdoshëm për mbylljen e dyqanit sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
Anders Behring Breivik, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka shprehur pikëpamjet e tij të djathta radikale në internet, përmes të cilave ka propaganduar ndërmarrje masash kundër asaj ai e ka konsideruar si një okupim marksisto-islamik të Evropës.
Në korrikun e kaluar ai ka vendosur një bombë në qendër të Oslos, e pastaj ia ka mësyrë ishullit Utoeya ku ka sulmuar kampit veror të aktivistëve të rinj që Partisë Laburiste në pushtet, duke lënë të vrarë 77 persona. Pas kësaj ai është vlerësuar si një kriminel i çmendur.
Chemnitz ndidhet në Saksoni, një shtet ky federal gjerman parlamenti i të cilit përbëhet nga tetë deputet të Partisë Nacionaldemokratike, që i përket të së djathtës ekstreme gjermane.
Deputetja e Partisë Socialdemokrate të Saksonisë, Hanka Kliese, thotë se “ky emërtim skandaloz tregon një veçori të re të agresionit të ekstremizmit të krahut të djathtë dhe të kapacitetit të dhunës së Thor Steinar".
Paraprakisht, kjo markë veshmbathjesh u detyrua të mbyllë dyqanet e veta në Hamburg, Magdeburg dhe Leipzig.
Personi që e lëshoi lokalin me qira në Chemnitz citohet të ketë thënë se kur e kishte parë që dyqani i tij ishte emërtuar me emrin ‘Brevik’ kishte ndier sikur i ishte dridhur e gjithë palca kurrizore. Ai pohon se nuk ishte në dijeni se ishte firma Thor Steinar ajo që e mori lokalin e tij me qira.
Ndryshe, Chemnitz shtrihet afër qytetit Zwickau, ku edhe ndodhet baza e bandës famëkeqe neonaziste që fajësohet për vrasjet e 10 personave, që shokuan Gjermaninë. /BBC/