Rreshje në Kosovë, 31 të lënduar nga aksidentet
Prishtinë - Territori i Republikës së Kosovës është përfshirë nga rreshje të dendura dëbore të cilat kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Burime policore bëjnë të ditur se të gjitha rrugët në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe pikat kufitare me shtetet fqinje, janë të kalueshme por me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave në disa segmente rrugore. Si pasojë e reshjeve të borës dhe vështirësive të krijuara në komunikacion, në 24 orët e fundit në Qendrën Emergjente është shtuar numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik. Nga të dhënat e Qendrës Emergjente shihet se ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 31 persona të lënduar në aksidente trafiku, në zona të ndryshme të Kosovës. Të lënduar më së shumti ka pasur nga Prishtina, Gjilani, Skenderaj, e Lipjani.