Polonia hedh poshte raportin rus Kryeministri shte i papranueshem
Polonia ka hedhur poshtë një projekt-raport të Rusisë për shkaqet e rrëzimit të avionit ku u vra Presidenti polak, Lech Kaczynski, në muajin prill. Kryeministri polak, Donald Tusk, e përshkroi raportin si të papranueshëm. Të 96 personat në bordin e avionit, mes tyre dhjetëra zyrtarë polakë, u vranë kur avioni u rrëzua pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë. Polonia thotë se versioni rus i ngjarjes nuk përmban informata adekuate rreth rolit që ka luajtur në rrëzimin e avionit kulla e kontrollit pranë Smolenskut. Pa dhënë hollësi për raportin, Kryeministri Tusk tha se ai nuk i përmbahej plotësisht Konventës së Çikagos për fluturimet ndërkombëtare. "Nga pikëpamja polake, projekt-raporti nga pala ruse, në mënyrën se si është dërguar, padyshim që është i papranueshëm", tha Kryeministri Tusk. "Kjo neglizhencë, gabimet apo mungesa e reagimit pozitiv ndaj asaj që ka kërkuar Polonia, të gjitha këto na lejojnë të themi se disa prej përfundimeve të raportit janë të pabaza", shtoi ai. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, vizitoi Poloninë javën e shkuar dhe përsëriti një premtim të mëhershëm për të bashkëpunuar në hetimin e rrëzimit të avionit.