Poloni,grabitja ne Aushvitz, gjendet shkrimi "Arbeit macht frei"
VARSHAVE- Policia polake ka gjetur mbishkrimin e madh prej metali e cila ishte vjedhur në hyrje të ish kampit të tmerrshëm nazist në Aushvic. Policia arrestoi 5 persona të dyshuar për grabitjen e cila shkaktoi indinjatënë të gjithë botën. Lajmi është bërë publik nga tv shtetëror. Shkrimi "Arbeit macht frei" (Puna të bën të lirë) ishte prerë në tre copa pasi ishte vjedhur të premten.Pesë të arrestuarit e moshës mes 20 dhe 39 vjec janë dërguar në stacionin e policisë në Cracovia.Policia nuk ka komentuar arrestimet dhe motivin e vjedhjes, i cili vazhdon të jetë pak i qartë.Rreth 1. 5 milionë persona, pjesa më e madhe hebre, gjetën vdekjen, në kampin nazist në jug të Polonise, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbi 200 hektarë të ish kampit nazist janë kthyer në muze menjëherë pas përfundimit të luftës.(s.g/BalkanWeb)