Presidenti i Sllovenisë në vizitë njëditore në Kosovë
PRISHTINE- Presidenti i Sllovenisë, Danilo Tyrk (Tuerk) mbërrin sot për një vizitë njëditore në Kosovë. Me të mbërritur në Prishtinë, kreu i shtetit slloven do të takohet me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Gjatë ditës Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it slloven në Pejë, si dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno kosovar. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Tyrk shoqërohet nga një delegacion i gjerë slloven, ku do të jetë edhe Ministrja e Mbrojtjes së Lubica Jelushiç. Krahas takimeve me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe me drejtuesit e FSK së, Ministrja sllovene e Mbrojtjes do të vizitojë edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj. Ndërkaq Komandanti i FSK së Gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe Gjeneralmajor e ushtrisë sllovene Alojz Shtajner do të kenë një takim të veçantë. Së bashku me Preisdentin e Sllovenisë vjen edhe një delegacion i madh biznesmenesh nga ky vend. (d.b/BalkanWeb)