Hollivud, vdes aktorja amerikane Brittany Murphy
BEVERLI HILLS- Ndahet nga jeta ne moshe fare te re aktorja amerikane Brittany Murphy. 32 vjecarja pesoi atak kardiak infarkt ne shtepine e saj ne Los Anxhelos. Ajo u gjet pa ndjenja ne dush dhe u dergua menjehre ne spital. Mjeket e qendres spitalore ne Beverli Hills konstatuan se ajo kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Megjithate ky pohim nuk mjafton dhe trupi i saj do ti nenshtrohet disa testeve toksikologjike. Vdekja e aktores ne moshe kaq te re ka shokuar Hollivudin. Nje nga aktoret qe ka luajtur bashke me te, Ashton Kutcer tha se ajo ishte nje rreze drite. Bashkeshorti i saj skenaristi Simon Monjak ishte ne shtepi kur ndodhi ngjarja dhe ka qene i shokuar teksa ekipi i urgjences nuk po mund ta shpetonte dot gruan e tij.Brittany Murphy po punonte per nje film te Silvester Stalones qe do te shfaqej ne 2010.(NEWS24BalkanWeb)