"BBA5" Klaudia: Jam e varur nga duhani, por jo nga droga
TIRANE - Në këtë edicion të “Big Brother” ndodhi për herë të parë që dy konkurrente vendosën të largohen nga loja me dëshirë. Njëra prej tyre ishte Klaudia, baristja nga Tirana, e cila ra në sy menjëherë për karakterin e saj imponues.
Klaudia është quajtur si vajza që i thotë gjërat hapur e me zë të lartë, e drejtpërdrejtë, tendencioze karshi të tjerëve, arrogante dhe e bezdisshme...Ka nga ata që e kanë vlerësuar, kanë arritur të shohin cilësi tek ajo dhe janë mërzitur për daljen e saj. Ka shumë të tjerë që nuk e duronin dot dhe mezi prisnin të eliminohej.
Klaudia vendosi që gjatë spektaklit të së shtunës të braktiste lojën, për shkak të stresit të madh që po kalonte. Ky stres është parë edhe nga publiku, sepse sjelljet e saj po tregonin çdo ditë e më shumë që vajza nuk po e për-ballonte dot “mbylljen”.
Ngrinte zërin, ofendonte, qante dhe hidhte ushqimet...Në emisionin “Pasdite në Top Channel” ajo shpjegoi se nuk arriti ta përballonte dot më akumulimin e stresit, i cili përveç mbylljes është shkaktuar edhe nga mungesa e cigareve, ushqimit, dhe nga grindjet me banorët e tjerë.
Ajo pranon hapur se është e varur nga konsumimi i duhanit dhe se prej vitesh pinte dy paketa cigare në ditë. Në këtë pikë, Klaudias i është dashur të sqarojë një tjetër çështje shumë delikate. Ajo është përfolur se ishte e varur nga substancat narkotike, sidomos në rrjetin social ‘Facebook’, ku në faqe të ndryshme kishte madje edhe komentues që tregonin se e kishin parë vetë të konsumonte drogë në klubet e natës. Klaudia ka sqaruar se nuk është e varur nga droga. Për ta vërtetuar këtë, ajo ka përmendur një prej rregullave kryesore të pranimit në “Big Brother”.
Çdo konkurrent, po ashtu dhe Klaudia, para hyrjes në shtëpi i nënshtrohet kryerjes së disa analizave mjekësore, që tregojnë nëse konkurrentët vuajnë nga sëmundje apo varësi nga droga. Kjo i vjen në ndihmë asaj, që të përgënjeshtrojë thashethemet e shumta. Ajo gjithashtu pranoi, se është penduar që vendosi të dilte, sidomos kur pa se kishte shumë njerëz që e donin dhe uronin ta shihnin në finale.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)