E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit te karburanteve

Javët e fundit në tregun e brendshëm të karburanteve, si në nivelin e shumicës ashtu edhe atë të pakicës, është vënë re një rritje e konsiderueshme e çmimeve. Ky çmim përfundon të rëndojë xhepat e konsumatorëve të cilët deklarojnë se keto çmime janë të papërballueshme dhe se do detyrohen të përdorin gjithmonë e më pak automjetet private.
Nga krahu tjetër, ekspertët deklarojnë se janë 2 arsyet kryesore të kësaj rritjeje të çmimit, e para, rritja e çmimit të lëndëve djegëse në bursat ndërkombëtare, dhe e dyta ka të bëjë me taksat dhe tarifat mbi qarkullimin e automjeteve dhe importin e karburanteve. Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike, deklaron se gazi mund të jetë një alternativë e mirë ndaj përdorimit të naftës.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›