Pond: S’duhet të ketë dialog special për veriun

Ajo ka thënë se Kosova duhet të gjejë vetë zgjidhje për veriun, ndërsa pret nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion mbi Serbinë për t’u tërhequr nga kjo pjesë e Kosovës.
“Nëse i shikoni raportet e organizatave joqeveritare për të drejtat e njeriut, kritikat kryesore për Kosovën në çështjet që kanë të bëjnë me minoritetet janë të përqendruara në trajtimin e romëve, ashkalijve dhe egjiptasve, por nuk përmendet trajtimi i serbëve në jug. Serbët e jugut e kanë pranuar, në fakt, atë lloj decentralizimi që e parasheh plani i Ahtisaarit i cili u mundëson atyre të zgjedhin udhëheqësit për komunitetin ku jetojnë”, ka thënë Pond në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
“Pra, ekziston tashmë një bashkëpunim me komunitetin serb në jug. Mund të imagjinoj se pala kosovare, nëse kërkohet dialog i veçantë për veriun, do të kërkonte një sqarim se çfarë do të nënkuptonte ‘autonomi e zgjeruar për veriun’. Ata do të thonë se këtë lloj autonomie ia kanë ofruar të gjithëve - edhe serbëve në jug, por edhe atyre në veri, me Planin e Ahtisaarit.