Gradualisht te njohja
_503618.jpg)
Express: Z. Moschopoulos, Greqia ende është njëra nga pesë shtetet e BE’së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Pse po ndodh kështu?
Moschopoulos: Ekzistojnë disa arsye. Ajo që është më e rëndësishmja është se ne veprojmë si shtet i rajonit, si fqinjë. Ne e shohim se duhet të mbajmë një lloj balanci mes fqinjëve tanë, dhe në këtë logjikë ne kemi një qasje shumë konstruktive karshi Kosovës. Po, ne ende nuk e kemi njohur Kosovës, por në të njëjtën kohë, ne plotësisht e mbështesim perspektivën europiane të Kosovës, dhe ne plotësisht e mbështesim zhvillimin e saj ekonomik. Ne besojmë se zhvillimi ekonomik do të ishte në të mirë të popullit të saj, dhe në të mirën e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe në këtë logjikë për të gjithë ne. Ne dëshirojmë të shihemi si fqinjë miqësorë. Ky është mesazhi që unë kam, dhe ne ju shohim ju si fqinjë miqësorë, gjithmonë ju shohim si fqinjë miqësor.
Express: A ka arsye specifike për mosnjohjen, p.sh. shtete të caktuara thonë se pavarësia e Kosovës përbën precedent ose arsyetime të tjera, cili është arsyetimi i Athinës?
Moschopoulos: Në raste të tilla, nuk mund të gjesh vetëm një arsye dhe të thuash se kjo është arsyeja kryesore. Sa i përket pyetjes nëse Kosova përbën precedent, ajo është e qartë, dhe ne pajtohemi me partnerët dhe aleatët tanë, se Kosova nuk përbën precedent, ajo është rast unik. Kjo është pozita jonë, ne e kemi pranuar këtë, e kemi adoptuar këtë brenda Bashkimit Europian, dhe për këtë arsye iu referohem partnerëve tanë, dhe brenda NATO’s, dhe për këtë arsye përmenda aleatët tanë. Pra po, ne nuk mendojmë se Kosova paraqet precedent. Ekzistojnë shtete të cilat janë frikësuara për këtë, ne nuk jemi mes atyre shteteve. Tani, ne duhet të respektojmë qasjen e secilit shtet, dhe ndjeshmërinë e secilit shtet. Ajo që ka më së shumti rëndësi është se si veprojmë në fund. Dhe, çdo çështje që është e rëndësishme për Kosovën brenda Bashkimit Europian, ne kemi adoptuar një qasje shumë konstruktive. Pra, çështja e njohjes është diçka që do të vijë natyrshëm.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...