Poni: Aplikimi për pasaportat së shpejti edhe nëpër konsullata
Ministria e Brendshme ka nisur negociatat me kompaninë koncensionare dhe Ministrinë e Jashtme, që emigrant të aplikojnë me pasaporta biometrike në konsullatat shqiptare në vendet ku ata jetojnë. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni sqaron se po merren masat për të shmangur rradhët e gjata të emigrantëve, të cilët vijnë me pushime dhe duan të
aplikojnë për pasaportat biometrike gjatë kësaj periudhe. Kemi stacione aplikimi në të gjithë Shqipërinë. Pasaporta e vjetër nuk del e papërdorshme në momentin e aplikimit, por në momentin që prodhohet e re, u shpreh Poni. Në një konferencë për mediat, zv/ministri theksoi se kjo procedurë do të jetë e zbatueshme për tre muaj me qëllim që emigrantët të aplikojnë dhe ti tërheqin më pas pasaportat në vendet ku jetojnë pa qenë nevoja të vinë në Shqipëri. Ndonëse aktualisht kompania koncesionare arrin të prodhojë 3000 pasaporta në ditë, në negociatat me Ministrinë e Brendshme parashikohet që kjo shifër të dyfishohet dhe brenda dy viteve parashikohet të zëvendësohen të gjitha pasaportat e vjetra me ato biometrike.