E Diel, 1 Nëntor 2026

Evi Reçi: Ju rrëfej jetën dhe karrierën time mes Italisë dhe Shqipërisë

Këngëtarja zbulon projektet artistike dhe ndërthurjet mes Baladës dhe rrymës ritmike

Është një nga talentet e reja shqiptare që po i ngjit me sukses shkallët e karrierës së saj, duke u bërë një nga emrat e dashur për publikun. Me këngën dhe modelimin ajo ka arritur që të jetë sot një prej atyre njerëzve, që jeta deri më tani i ka falur shumë

momente të bukura dhe plot emocione. Evi Reçi nuk jeton në Shqipëri, por asnjëherë nuk mungon këtu, ka gjetur mënyra për të qenë prezent para publikut. Italia është vendi ku Evi po jeton momentalisht, pasi ka jetuar disa vite në Greqi, ku ka kaluar edhe adoleshencën e saj, tashmë vazhdon studimet në degën e Gazetarisë për Media dhe Komunikim. Jeta në Firence, nuk ka arritur që ta shkëpusë nga skenat e festivaleve shqiptare.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›