E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit mban peng korpusin për trashëgiminë kulturore

Mungesa e fondit rrezikon pasurinë e grumbulluar me dhjetëra vite

Megjithëse flitet për projekte kulturore, shumë të rëndësishme sa i takon kulturës dhe artit në vendin tonë, sërish pjesa më e madhe e tyre mbetet peng i buxheteve që duhet të jepen nga institucionet përkatëse shtetërore. Tashmë të mësuar vetëm

me fjalë të bukura dhe premtime boshe, shumë projekte kulturore kanë mbetur pezull. Këtë fat ka dhe projekti që i takon botimeve të kolanës me veshje popullore shqiptare. I titulluar Korpusi i veshjeve popullore, tashmë janë botuar vetëm tre vëllime të kolanës, ndërsa botimi i katërt mbetet peng i buxhetit që duhet të japë MASH. Në kuadrin e hartimit të korpuseve të trashëgimisë kulturore shqiptare Instituti i Studimeve Antropologjike Kulturore dhe i Artit prej vitesh ka ndërmarrë një iniciativë për të botuar dhe vëllimin e katërt për trashëgiminë kulturore.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›