Poni: Do te permiresojme pagat per vendoret
Pagat e nepunesve te njesive vendore do te rikategorizohen. Kjo, pas kerkeses se mjaft njesive te tilla qe pagat e nepunesve te tyre te permiresohen edhe ne varesi te te ardhurave qe mbledhin. Zv.ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ka mbledhur dje grupin e punes, i cili do te rishikoje pagat e kesaj kategorie punonjesish, nisur nga kritere te cilat deri tani nuk jane marre parasysh. Njesite vendore, qe kane percjelle kerkesat karakterizohen nga nje prani me e madhe e bizneseve e si rrjedhoje edhe te ardhurat e tyre nga sistemi i vjeljes se tatim-taksave, jane relativisht me te medha se te njesive vendore me pak te industrializuara. Poni drejtoi dje mbledhjen e pare te ketij grupi te perbere nga perfaqesues te drejtorive per pushtetin vendor dhe te Departamentit te Administrates Publike ne Ministrine e Brendshme, perfaqesues te Ministrise se Drejtesise, te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Nisma synon te krijoje nje zhvillim te qendrueshem ekonomik, te konsolidoje administraten vendore dhe te rrise motivimin e nepunesve te kesaj administrate. Realizimi i kesaj nisme do te shenoje nje arritje ne ecurine e procesit te decentralizimit. Zv.ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, beri te ditur ne takim se brenda muajit shkurt, grupi i punes do te hartoje dhe propozoje nje projektvendim ne Keshillin e Ministrave, per rikategorizimin e pagave per nepunesit e njesive te qeverisjes vendore. Deri me tani mesohet se kategorizimi i pagave per nepunesit vendore ka njohur si kriter vetem numrin e popullsise se njesive vendore perkatese. Nisma per krijimin e ketij grupi dhe objektivin e tij u ndermor nga Ministria e Brendshme.