Qendrimi i perbashket i BE-se, i nevojshem per pavaresine
QIPRO - I ashtuquajturi Grupi i Ullirit, ku perfshihen 10 vende mesdhetare, ripohoi dje ne Pafos, nevojen e nje qendrimi te perbashket te BE-se per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ne konkluzionet e mbledhjes se tij te peste, qe u bene publike, grupi ritheksoi rolin e madh te BE-se dhe nevojen e daljes me nje qendrim te perbashket, per pavaresine e Kosoves. Njezet vende anetare te BE-se, kryesisht "vendet e medha", jane gati te njohin pavaresine e Kosoves nen protektoratin nderkombetar, edhe pa miratimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ku Rusia mbeshtet Serbine, vetem per autonomi te gjere per Kosoven. Vende te tjera si Qipro, Greqia, Sllovakia dhe Rumania jane te rezervuara per te hedhur kete hap, nga frika se ushqejne levizjet separatiste ne vendet e tyre. Pozicioni i Greqise dhe i Qipros eshte i njohur, por mund te ndryshoje, theksoi ne mbledhje Dimitrej Rupel, shefi i diplomacise sllovene, i cili ka presidencen e radhes se BE-se. "Qellimi i mbledhjes nuk ishte per t'i bere presion Qipros", nenvizoi me tej ai.