Zgjedhjet e Serbise, pa ndikim ne statusin e Kosoves
Zgjedhjet presidenciale ne Serbi nuk kane ndonje ndikim te madh ne raport me statusin e Kosoves, por kane nje ndikim ne stabilitetin rajonal dhe ne marredheniet afatgjata, thone analistet politike ne Kosove. Lulzim Peci thote se, nese fiton Boris Tadiq, i cili shihet si nje nga kandidatet me serioze, politika e Serbise ne raport me statusin e Kosoves do te mbetet e njejte. Por, nese fiton udheheqesi i radikaleve, Tomislav Nikoliq, atehere shpallja e pavaresise, thote zoti Peci, mund te pershpejtohet.