E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni Ekstrakti II i listave brenda afateve kohore

Ministria e Brendshme nëpërmjet zv/ministrit Ferdinand Poni ka bërë publike gjenerimin dhe daljen e ekstraktit të dytë për listat zgjedhore brenda afateve kohore. Sipas tij më 9 Maj do të përfundojë pastrimi i listave të zgjedhësve nga dublimet.
Zv/ministri Poni deklaroi se nga ekstrakti rezultojnë 3 288 797 zgjedhës në vend, si dhe janë dërguar për verifikim 7 646 raste me dyshime për dublime.
“Ne identifikuam dhe dërguam për verifikime 7624 rekorde të dyshuara si të dëmtuara dhe na është kthyer përgjigje se 2875 nuk janë dublime ndërsa janë ende 4800 rekorde të personave të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të gjetur personat e dyshuar. Listat mund të shikohen nga çdo zgjedhës në faqen zyrtare të Ministrisë së brendshme. Do kërkoja rigozitet nga qytetarët. Ato që janë të pajisur kartë identiteti duhet ti kërkojnë emrin sic e kanë në të” theksoi Poni.

Poni gjithashtu kërkoi angazhimin maksimal të kryetarëve të komunave dhe bashkive në ndarjen e qendrave të votimit.
“Çdo kryetar komune dhe bashkie duhet të zbatoj me regorizitet ligjin. Ministria e Brendshme do ofrojë standartet më të larta teknologjike dhe ligjore. Kryetarët e bashkive dhe komunave autorizohen për procedurat e ndarjes së qëndrave të votimit” shtoi Poni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›