Gjyqi i 21 janarit, sot mbrojtja jep konkluzionet, pastaj vendimi
TIRANE- Ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve mbrojtës, do të japin sot fjalën e fundit përpara se trupi gjykues të tërhiqet për të dhënë vendimin në lidhje me vrasjet e 21 janarit.
Seanca zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe seanca gjyqësore për të akuzuarit e 21 Janarit ku pritet që mbrojtja të paraqesë konkluzionet e saj përfundimtare. Ndërkohë që një javë më parë Prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, nën akuzën e vrasjes së Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Vrasja pa autor deri tani është ajo e Aleks Nikës.
Seancën e kaluar gjyqësore Prendi nuk pranoi akuzat duke shtuar se është ushtruar presion nga ana e Prokurorisë gjatë fazës së hetimeve.
Pas konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha do të tërhiqet për vendim, i cili pritet të jepet pas disa ditësh.
(sg/shqiptarja.com)