E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do i qendrojme borxhit publik te percaktuar

“Qeveria do t`i qëndrojë nivelit të përcaktuar për borxhin publik”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e BERZH-it Suma Chakrabatti.
Kryeministri Berisha theksoi se borxhi i Shqipërisë është belinj dhe nuk është i rrezikshëm.
“Nuk besoj se niveli 60 përqind është vija e kuqe. Borxhi në tërësi i ka shërbyer dhe i shërben një sistemi për zhvillim dhe për ndërtim por ai kthehet në një lak në fyt që në momentin që shfaqen problemet në shërbimin e tij dhe unë theksoj se nuk ka vështirësi në shërbimin ndaj borxhit. Unë mendoj se borxhi i Shqipërisë është belinj së pari sepse është i përkushtuar investimeve në infrastrukturë dhe 2/3 e tij është në monedhën lokale, në lek dhe 1/3 e tij është në euro dhe dollarë. Realisht ky është një borxh që kontrollohet pa ndonjë vështirësi të madhe” theksoi kryeministri.
Berisha ka falenderuar BERZH-in për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve, duke theksuar se ky institucion ka mbuluar me dhjetëra projekte në Shqipëri me një vlerë prej mbi 700-800 milionë euro.
“Financimet e fundit të BERZH-it kapin shifrën e 252 milionë euro të cilat janë investuar në autostrada, rrugë rurale, ujësjellësa etj. Por ka pasur edhe financime edhe për sektorin privat me kërkesën e qeverisë shqiptare rreth 70 përqind të financive të saj në Shqipëri, BERZH i ka me sektorin privat, gjë që ka bërë që sektori privat të jetë i rëndësishëm edhe në këtë periudhë krize” tha Berisha.
Ndërsa nga ana e tij, presidenti i BERZH-it Suma Chakrabatti ka theksuar se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha gjatë këtyre viteve dhe ka mundur t`i rezistojë krizës financiare globale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›