E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Janë shpërndarë 1.2 milionë karta identiteti në të gjithë vendin

 

Ministria e Brendshme bën të ditur se deri më tani janë shpërndarë 1.2 milionë letërnjoftime elektronike në të gjithë vendin, për t’u tërhequr nga qytetarët. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni deklaroi se deri më tani kanë aplikuar 1.3 milionë shtetas. “Numri i aplikimeve i ka kaluar të 1 milion e 300 mijë aplikime dhe më saktësisht, duke marrë parasysh shifrat e ditës së djeshme, jemi 1 milion e 306 mijë e 542 aplikime të kryera. Vetëm pardje janë kryer 15.481 aplikime. Numri total i letërnjoftimeve të prodhuara është gati 1 milion e 200 mijë dhe numri total i letërnjoftimeve të shpërndara, pra që është i gatshëm për t’u tërhequr nga qytetarët në të gjitha zyrat e shpërndarjes të kompanisë koncensionare “Aleat”, kompanisë së krijuar nga bashkimi i kompanisë “Sagem Sicurity” dhe kompanisë amerikane të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, ky numër është 1 milion e 160 mijë e 844, pra gati 1.2 milion”, deklaroi Poni. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, ritmi ditor i aplikimeve është 15 mijë, ndërsa ai e ka cilësuar pozitive ecurinë e procesit. Poni përsëriti thirrjen që qytetarët pa pasaportë të drejtohen në sportelet e aplikimit, për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Numri total i letërnjoftimeve të tërhequra nga qytetarët është rreth 850 mijë, ndërsa numri total i letërnjoftimeve të tërhequra me 09 qershor 23.086 gjithsej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›