Poni: Karta identiteti edhe për emigrantët
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bërë të ditur sanksionet për qytetarët të cilët nuk pajisen me kartën e identitetit. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaportë biometrike do të bëhet brenda një harku të shkurtër kohor, pasi në të kundërtën refuzimi do të shoqërohet me sanksione që do të fillojnë me mosmarrjen e pagesës nga buxhetorët dhe pensionistët dje deri te pengesa për përfitimin e shërbimeve publike. 1200 lekë do të kushtojë karta e identitetit dhe 5 mijë lekë pasaporta biometrike. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, tregoi penalizimet për ata persona që nuk do të pajisen me kartën e identitetit. Zv/ministri Poni sqaroi se është parashikuar edhe pajisja e emigrantëve shqiptarë me këtë kartë, pasi në të kundërtën ata nuk do të mund të largohen nga vendi. 400 qendra të prodhimit të dokumenteve të identifikimit janë shtrirë në të gjithë vendin. Aplikimi do të fillojë ditën e hënë në Tiranë dhe më pas do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë mbushur 16 vjeç do të kenë mundësi të pajisen me dokumentin e ri të identifikimit, i cili do të jetë i vlefshëm për 10 vjet dhe do të eliminojë radhët e gjata për marrjen e një certifikate.