Poni: Klani i Ramës, bllokoi planin francez për sheshin Skënderbej

Tiranë, 27 mars, NOA Kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat në këshillin e bashkisë së Tiranës, Ferdinand Pone, akuzoi sot kryetarin e bashkisë së po përdor për interesa personale të njerëzve afër tij, bllokimin e restaurimit të qendrës së Tiranës.
Poni u shpreh se interesat klanore të kreut të baskisë, kanë bërë që të lihet në hije dhe vet plani i francez për qendrën e Tiranës, i miratuar dhe nga vet kryetari i bashkisë Rama.
Kjo gjendje e mjerueshme e sheshit Skënderbej e denoncuar sa e sa herë nga këshilltarët e bashkisë së Tiranës është krijuar për shkak të nënshtrimit të Edi Rames ndaj politikës dhe klaneve mafioze të Kokëdhimës e kompani. Aq i turpshëm e dëmtues është ky nënshtrim sa ka devijuar, ka penguar edhe vetë planin francez të shpallur e proklamuar me aq bujë nga Rama, u shpreh Poni.
Ai theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, mbështet iniciativën e qeverise dhe kryeministrit Berisha për ndihmën dhe kontributin për ti dhënë fund gjendjes katastrofike në sheshin qendror të kryeqytetit, Skënderbej.
Nga ana tjetër ai ka theksuar se kjo çështje do të diskutohet dhe në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Ne mbledhjen më të parë që do thërrasim, ne do të solidarizohemi edhe formalisht e juridikisht me këtë kontribut të qeverisë shqiptare, për qytetarët e Tiranës, për qytetarët e Shqipërisë; për ti larguar ata nga purgatori apo ferri i Ramës dhe shoqërive te tij, (alias Kokëdhimës) të ndërtimit e interesit, u shpreh Poni.
m/xh/NOA