E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi:Protestat OK,PS më aktive në Kuvend


Një prej figurave më të rëndësishme të PS-së, ish kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi ka kërkuar nga PS një marrëdhënie më aktive me Parlamentin. Ndryshe nga vendimi i Asamblesë për të shkuar në parlament vetëm për të kërkuar hapjen e kutive të votimit, Servet Pëllumbi ka theksuar se PS duhet të jetë pjesë e komisioneve parlamentare, por edhe e diskutimeve në seancë. I njëjti vizion duket se është theksuar nga Servet Pëllumbi edhe gjatë fjalës së mbajtur në Asamble ku ai është shprehur se melodia nuk mbahet vetëm me një notë e duke kërkuar më shumë angazhim nga grupi parlamentar i PS-së.
Ndërkaq Servet Pëllumbi ka mbështetur strategjinë e protestave duke i vlëresuar ato si një mjet shumë i fuqishëm.
Ndërsa Asambleja Kombëtare vazhdonte punimet, Servet Pëllumbi është parë duke biseduar me kryesocialistin Edi Rama dhe ka konfirmuar se ndajnë shumë qendrime të përbashkëta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›