Patozi: Rama të lejoj grupin e PS që të dalë nga kutia

Tiranë, 27 mars, NOA Pas deklaratave të kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për nisjen e protestave, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Në një deklaratë për mediat, Patozi theksoi se protesta e 30 prillit, e paralajmëruar nga PS-ja, do të dështojë, ashtu si protestat e tjera.
Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, akuzoi si përgjegjësin kryesor për situatën, kryetarin e PS-së, Edi Rama. Ai u shpreh se Rama është njeriu i krizave.
Patozi theksoi se në datën 1 maj, mazhoraca do të organizojë një miting, duke konfirmuar kështu dhe dublimin e aktivitetit të PS-së, që do të mbahet në 30 prill.
Patozi, theksoi se kreu i PS-së, nuk i lejon deputetët të dalin nga kutia.
m.xh/NOA