Vijon odiseja e pavionit Etnografik
TIRANE - Odiseja e pavionit Etnografik që prej vitesh flitet se do të jetë pjesë integrale e Muzeut Historik Kombëtar vijon. Nëse muajin e shkuar vetëm vitrinat gjendeshin në këtë pavion, tani kanë nisur të zënë vend objektet e para. Ndër to një trapazan që na çon në Shkodër dhe tavani i shtëpisë së Rulëve në Berat, që datojnë mëse dy shekuj shkuar.
Për drejtuesin e ekipit restaurator, procesi i restaurimit ka qenë i vështirë pasi këto objekte ishin jo pak të dëmtuara.
“Ishin në gjendjen e rraqes dhe tashmë pas restaurimit të kujdesshëm që i kemi bërë, në një punë intensive, janë bërë të ekspozueshëm mjaft mirë dhe do të jenë nga objektet kryesorë që do të paraqiten në këtë pavion të Etnografisë. Përveç këtyre objekteve ne kemi punuar dhe për restaurimin e kangjellave prej hekuri që do të vendosen në këtë pavion, për disa lëkurçe, me armët e zjarrit dhe armët e ftohta që ishin në gjendje të paekspozueshme.”- deklaroi Frederik Stamati, drejtuesi i ekipit restaurator.
Mungesa e një muzeu Etnografik në kryeqytetin e shqiptarëve është theksuar jo rrallë. E në pamundësi për një muze të posaçëm, u vendos për një pavion të përhershëm në Muzeun Kombëtar, puna për të cilin ka nisur vite më parë, por ende nuk ka një datë zyrtare se kur kjo hapësirë, ku janë vendosur vitrinat, do të mund të shndërrohet në pavion Etnografik, të vizitueshëm nga turistët e huaj dhe shqiptarët që janë në kërkim të prekjes së traditës, të veshjeve tradicionale të krahinave të ndryshme, mënyrës së jetesës në fshat dhe qytet që do të vijnë nëpërmjet objekteve të grumbulluara nga ekspeditat e studiuesve ndër dekada.
(er.nu/news24/BalkanWeb)