E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porositen 6 turbinat e Kaskades se Devollit

Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit. Kështu shkruan në rrjetin social facebook kryeminsitri në detyrë Sali Berisha, i cili e cilëson një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe një hap shumë të madh në ndërtimin e kaskadëss ë Devollit, që do të punësoje direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në këtë zonë dhe do të rrisë prodhimin e energjisë në vend. Por Berisha u kërkon atyre që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë.

“Nje lajm i mire! Porositen 6 turbinat e Kaskades se Devollit! 
Te dashur miq, nje lajm i mire vjen per Shqiperine nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njeshi ne bote ne ndertimin e hidrocentraleve e qe qe ka marre me koncesion ndertimin e tre hidrocentraleve ne kete kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider boteror ne prodhimin e turbinave. Ky eshte nje hap tjeter madhor ne ndertimin e Kaskades se Devollit nje investim ne teresi prej rreth 1 miliard euro pra investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi. Ndertimi i Kaskades se Devollit filloi me dt 13 maj 2013. Ata qe e quajten mashtrim elektoral te kerkojne ndjese. Ajo do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 GËh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend. Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se PD ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone Shqiperia vend i zhvilluar, lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere! “- shkruan Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›