E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet pa leje ne Tirane i gjen ngado e askush nuk i sheh

Ndertimet pa leje ne Tirane nuk po ndalen. Me perfundimin e fushates elektorale mendohej se do te perfundonin dhe ato, por kjo nuk ka ndodhur. Objektet pa leje i gjen ngado e “askush” nuk i sheh.

Nje vit me pare ky objekt ne rrugen “Don Bosko” ne Tirane nuk eshte lejuar te ndertohet. 

Ne ate kohe eshte shembur ne mesnate.

Tani serish po hedh shtat.

Por nuk eshte i vetmi. Ne kryeqytet ndertimet pa leje po mbijne si kerpudhat pas shiut.

Nuk ka problem se ku, tarrace e nje pallati, oborri i tij, ne mes te rruges, e rendesishme eshte te gjesh nje hapesire te lire. Shtesa katesh te mbaruara me nxitim apo qe sapo kane perfunduar gjen ngado.

U duk se bashke me fushaten e zgjedhjeve te 23 qershorit do te mbyllej edhe fushata e ndërtimeve pa leje ne Tirane, por nuk ka ndodhur keshtu. Ndertimet vijojne e per sa kohe nuk dihet sa do te vazhdohet keshtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›