E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portabiliteti i numrit tani edhe në Shqipëri

Ky moment shënon shkëputjen përfundimtare të pronësisë së numrit nga operatori dhe kalimin e tij në pronësi të individit. “Që nga ky moment telekomunikacioni në Shqipëri, fillimisht në fushën celulare dhe më pas në të gjithë spektrin e tij, do të njohë përmasa të cilat, ne që jemi këtu i kemi të vështira t’i parashikojmë. Do të njohë zhvillime shumë më të mëdha. Do të ndezë atë mekanizëm, i cili është faktuar si magjia e të gjitha magjive, konkurrencën”, tha kryeministri Berisha në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e “Infosoftit” në Tiranë.

“Tregu do të jetë gjithnjë e më shumë në shërbim të përdoruesve, të cilët do bëjnë që operatorët të marrin me shumë seriozitet e me shumë kujdes kërkesat gjithnjë e në rritje të klientëve të tyre”, deklaroi kryetari i Bordit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), Pirro Xhixho. “Do t’i bëjë të mendojnë dhe të kujdesen që klientëve t’u ofrohen shërbime të kënaqshme në bazë të kërkesave gjithnjë e në rritje. Në këtë mënyrë do të gjallërohet më tej konkurrenca efektive, do të rritet më tej kujdesi ndaj klientit, do të zhvillohet dhe investohet me shumë ndaj kompanive.

Shërbimi i portabilitetit të numrit, ekzistenca e 4 operatorëve celularë në treg dhe zbatimi i metodologjive për orientimin në kosto të tarifave do të bëjnë që shumë shpejt Shqipëria, përveç normës së lartë të penetrimit të telefonisë celulare, të ketë edhe tarifa që do të jenë në mesataren e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
/Start/

                                                                                             2011-05-02 16:48
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›