E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu teresisht me prodhime vendase

Tregu i fruta perimeve është mbushur plot me prodhime vendase. Sipas një vëzhgimi të ABC News, në treg po tregtohen thuajse 100 për qind produkte të kultivuara në vend. Ndërsa në muajin prill gjysma e prodhimit ishte e importit dhe gjysma tjetër vendase, këtë muaj tregu dominohet nga prodhime të vendit dhe importohen vetëm agrumet si dhe qepa e thatë.

Ashtu, siç ishte parashikuar edhe nga autoritete financiare, kjo është pikërisht periudha, kur çmimet po njohin ulje, gjë që do të ndikojë në përmbajtjen e prirjeve inflacioniste.

Gjatë tre muajve të parë të vitti, çmimet u shtrenjtuan së tepërmi dhe kjo për shkak se pjesa më e madhe e produkteve importoheshin nga tregjet e hyuaja, ku çmimet po kulmonin. Gjithashtu, tregtarët vendas shprehen se me daljen e prodhimeve vendase, do të nis të bien edhe çmimet, duke shtuar në të njëjtën kohë mundësitë për shitje të shumëllojshme ndaj konsumatorëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›