E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen 6 vete ne aksident

Tragjedi rrugore me gjashte shqiptare te vdekur ne Greqi, mes tyre dhe dy femije. Aksidenti fatal ndodhi dje heret ne mengjes, ne kilometrin 108, te rruges kombetare Athine-Patra. Lajmi u be i ditur nga mediat helene, duke u mesuar menjehere nga familjaret ne vendin tone. Ndersa u konfirmua nga oficeri i kontaktit te policise sone ne Athine. Pas identifikimit, u mesua se ne aksident humben jeten 39-vjecari nga Kukesi Cen Bulica me bashkeshorten 25 vjece, Violeta, me vajzen pese vjece Anita dhe djalin njevjecar, Ibrahim. Po ashtu, pesuan fund tragjik edhe Albert Zhivani, 33 vjec, lindur ne Fier dhe Elvira Koromani, 32 vjec, lindur ne Skrapar. Hetimet e para nxoren se nje veture u perplas me nje kamion, pasi doli nga rruga. Policia vendase tha se po perpiqet te sqaroje me tej rrethanat e ngjarjes.
Gjithcka ka ndodhur ne 03:30 ora helene, prane ktheses se Kiatut, ne autostraden Athine-Patra. Zyrtare te policise greke, duke folur ne konference per shtyp, e cilesuan ngjarjen si te tmerrshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›