Porti i Durrësit – Përpunohen 6 anije me mbi 13 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në portin e Durrësit dita e sotme ka nisur me përpunimin e 6 anijeve me 13.395 tonë mallra dhe 665 njësi kontejnerike në kalatat portuale, ku kryesojnë materialet e ndërtimit.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, 2 anije me 3.199 tonë mallra janë në përpunim. Ndërsa 4 anije me 10.195 t mallra janë në pritje për përpunim në orët e ardhshme.
Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.
Mbi 548 mijë tonë mallra janë përpunuar përgjatë muajve janar-shkurt në kalatat e portit më të madh në vend, duke shënuar kështu një rritje në masën 8% krahasuar me volumet e përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
1 nga 4/k.s/a.f/