E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Bundestagu ndalon ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e LIIB

BERLIN, 17 prill /ATSH-DPA/ – Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, ka përjashtuar ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ceremonia për shënimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e caktuar për më 8 maj.

Vendimi vjen pas një rekomandimi nga Ministria e Jashtme Gjermane, e cila këshilloi të mos ftoheshin përfaqësues të dy vendeve në kontekstin e një debati të nxehtë mbi pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë në ngjarjet gjatë luftës në Ukrainë.

Megjithëse i gjithë trupi diplomatik ishte ftuar zyrtarisht, Bundestagu tha se kishte ndjekur protokollin standard duke iu nënshtruar udhëzimeve të qeverisë federale.

”Ky vlerësim çoi, ndër të tjera, në mosdërgimin e ftesës për ambasadorët e Federatës Ruse dhe Bjellorusisë”, tha një zëdhënës.

Të mërkurën, ambasadori i Moskës në Gjermani, Sergei Nechaev, mori pjesë në një memorial jashtë Berlinit.

Përkujtimi i heshtur në landin gjerman të Brandenburgut, afër Berlinit, përkujtoi Betejën e Seelowit, e konsideruar beteja më e madhe në tokën gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ndodhi pak para përfundimit të luftës dhe rezultoi në vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve gjermanë dhe sovjetikë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›