Porti i Durrësit, “Fluksi 4” ndalon një shtetas që tentoi të fuste euro dhe medikamente të padeklaruara

Policia njoftoi se ka ndaluar në Portin e Durrësit një shtetas dhe i ka sekuestruar atij 251 295 euro dhe medikamente mjekësore.
Operacioni u zhvillua nën emerin e koduar “Fluksi 4” . Policia e ka identifikuar 58-vjeçarin e arrestuar si Muhamed Hoxha.
Ai vinte nga Italia dhe tentoi të fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij.
Dyshohet se paratë e sekuestruar rrjedhin nga veperimtari kriminale.
Ndaj të ndaluarit rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
/ rtsh.al /