Porti i Durrësit, mbi 2 milionë tonë mallra të përpunuara gjashtë muajt e parë të vitit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Gjatë periudhës janar-qershor 2026, në Portin e Durrësit u përpunuan 2.057.526 tonë mallra, ose 7,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas Autoritetit Portual Durrës nga volumi i përgjithshëm, 1.430.236 tonë i përkasin importeve, ndërsa 627.290 tonë eksporteve. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, eksportet u rritën me 39%.
Në Terminalin e kontejnerëve u përpunuan 1.285.258 tonë mallra të kontejnerizuara, me një rritje prej 32,5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Brenda këtij segmenti, importet u rritën me 20%, ndërsa eksportet me 70%.
Për sa i përket përpunimit të kontejnerëve, gjatë gjashtëmujorit u përpunuan 132.939 TEU, nga të cilat 67.530 TEU importe dhe 65.399 TEU eksporte. Ky tregues paraqet një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Terminalin e Trageteve, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit u realizuan 448 lundrime, përmes të cilave u përpunuan 236.683 pasagjerë dhe 102.313 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, këta tregues shënuan një ulje prej rreth 2%.
Të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 pasqyrojnë ndryshimet e regjistruara në përpunimin e mallrave, trafikun e konteJnerëve dhe aktivitetin e terminalit të trageteve gjatë kësaj periudhe. Këta tregues ofrojnë një pasqyrë të ecurisë së operacioneve portuale dhe të flukseve të transportit detar në Portin e Durrësit.
1 nga 2/k.s/j.p/r.e/