Porti i Durrësit, përpunohen mbi 11 mijë tonë mallra në pesë anije

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Në portin e Durrësit gjatë ditë së sotme po përpunohen pesë anije me 11.421 tonë mallra dhe 455 njësi kontejnerike.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, një anije me 4066 tonë mallra është në proces përpunimi dhe dy anije me 5455 tonë mallra ndodhen në radën portuale.
Gjithashtu, dy anije me 1900 tonë mallra dhe 455 njësi kontejnerike janë në pritje për t’u përpunuar në vijim.
Volumi i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 15,4%, gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
1 nga 3/k.s/j.p/r.e/