E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit privatizohet për 3.2 mln euro

Një ndër të paktat ndërmarrje apo kompani të mbetura në pronësi të shtetit deri tani, më në fund është dhënë me koncension. Tenderi elektoral i zhvilluar në muajin qershor, pikërisht më datën 20, tri ditë para zgjedhjeve, ka nxjerrë dhe një fitues.

Porti i Durrësit tashmë do të menaxhohet nga një kompani private, e cila ka fituar dhe tenderin. Fituesi për koncensionin e Portit është shpallur nga Agjencia e Prokurimeve Publike në buletinin e datës 19 gusht.

Bëhet fjalë për kompanitë "Betailigunsgezelshaft MBH" dhe "Global Albania Networking", bashkuar në subjektin "Albanian Ferry Terminal Operator", të cilat në kontratë kanë për detyrë menaxhimin, operimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik, si dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin e Trageteve në Portin e Durrësit.

Oferta e grupit fitues ka qenë rreth 3.2 milionë euro, ndërsa investimet që do të kryhen kapin vlerën e 4.15 milionë eurove.

"Albanian Ferry Terminal Operator" do të marrë ne dorë menaxhimin e portit, sapo të paraqesë pranë Ministrisë së Transporteve dokumentet që kanë të bëjnë me sigurimin e kontratës dhe dokumentet bankare për pagesën e kryer. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›