Tiranë, vritet me armë zjarri 23-vjeçari, plagoset vajza me të

Ekzekutohet me armë zjarri një 23 -vjeçar te rruga "Irfan Tomini” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe nga burimet e para mësohet se viktima, Elidon Lafeta është qëlluar ka qenë në çastin e krimit në makinë me një vajzë, 20 vjeçe, e cila ka mbetur edhe ajo e plagosur dhe është transportuar më pas në Spitalin Ushtarak.
Bëhet e ditur se viktima dhe e plagosura janë qëlluar nga dy vetë mbi motor. Të shtënat u dëgjuan në gjithë zonën, duke shkaktuar panik./Indeksonline