Porti i Vlorës, tre anijet e NATO-s, vizitë jo zyrtare. Reagon MM
VLORË- Tre anije të NATO-së, nj angleze, një turke dhe një italiane kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Portin e Vlorës. Sipas autoriteteve portale por edhe autoriteteve të marinës ushtarake shqiptare, vizita e tyre është një vizitë informale, dhe jo zyrtare. Në takimet që ato do kanë nuk përfshihen zyrtarë apo qeveritarë të pushteti lokal dhe qendror dhe do ketë disa vizita për të njohur zonën.
Korrespondenti Enrik Mehmeti raportoi se sipas të njëjtave burime nuk ka pasur një konfirmim se cili ka qenë misioni i tyre para se të mbërrinin në Shqipëri, por mësohet se anijet kanë qëndruar disa ditë në ishullin e Maltës.
Autoritet ushtarake të NATO nuk janë prononcuar për mediat në lidhje me qëllimin e vizitës së tyre, pritet para largimit të tyre të ketë një stërviste të përbashkët por dhe ky lajm nuk është konfirmuar si nga autoritet ushtarake shqiptare apo të NATO
Anijet e NATO-s që kanë mbërritur sot në portin e qytetit bregdetar do largohen më 10 qershor.
MM: Vizita në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO
"Sot në mëngjes, në portin detar të Vlorës janë ankoruar tre anije të Grupit të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2, të cilat do të qëndrojnë për një vizitë në këtë port, nga data 7 deri më 10 qershor 2013. Kjo vizitë portuale realizohet në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO dhe ka për qëllim familjarizimin me procedurat standarde operacionale detare", thuhet në reagimin e Ministrise se Mbrojtjes.
"Pas ankorimit të anijeve në portin e Vlorës, komandantët e anijeve do të bëjnë një vizitë në Komandën e Flotës Detare në Pashaliman ku do të priten nga komandanti i saj, Kapiten i Rangut të Parë Subi Zenelaj. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Vlorë ekuipazhi i anijeve do të bëjë edhe disa vizita në objekte kulturore dhe muzeale të qytetit", sqarohet me tej.
(e.m/BalkanWeb)