Rama: Berisha shpif, bashkimi me Metën historik, mbyll një kapitull dramatik
BERAT- Kreu i PS-së Edi Rama i është përgjigjur nga Berati, akuzave që kryeministri Berisha bëri në adresë së tij në takimin elektoral në Çorovodë. Kryesocialisti Rama tha se Berisha shpif kur thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta duhet ta dërgojë në Skrapar për të kërkuar falje për fyerjet kolektive.
Kreu i opozitës e cilësoi historik bashkimin e PS-së dhe LSI teksa tha se bashkë do mbyllin një kapitull dramatik të qeverisjes së vendit nën drejtimin e demokratëve.
“Sot vërdallë është katragjyshi, që shkon në Skrapar dhe u thotë, që Edi Rama duhet të vijë këtu të kërkojë falje se ka ofenduar skraparllinjtë. Shkon lartë e poshtë dhe thotë se ka ofenduar kuksianët u ka thënë shpellar ejt. Të gjitha shpifje të ulëta të një burri në moshë që duhet të ishte sot duke lexuar Çufon dhe Bubin Kaçurrel sic bëjnë të gjithë gjyshërit vjen vërdallë dhe u thotë përralla gjithë Shqipërisë. Cfarë mund të bëjë me ai që ka 8 vjet që mbretëron jo sepse populli i ka dhënë me shumicë votën po sepse shumica natyrale ka vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë dhe ka përfituar ndasirat dhe situatat e krijuara brenda nesh. As vota nuk vjedh dot më për të qëndruar aty ku është, se do jenë një lum i madh për PS dhe kaalicionin tonë dhe as nuk përfiton më nga ndasi. Bashkimi PS dhe LSI është historik për të mbyllur një kapitull dramatik të historisë politike, ekonomike dhe sociale”, theksoi Rama gjatë këndit të fjalës së zhvendosur mesditen e sotme në Berat.
Në qytetin 2400 vjecar, kreu i PS-së, shprehu shqetësim për trashëgiminë kulturore të vendit që po degradon dita ditës. Ndërkohë, që duke iu referuar vendeve fqinjëve, Rama i bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të largojnë qeverinë si detyrim ndaj të parëve dhe fëmijëve.
“Ne nuk kemi ardhur për të premtuar se do e bëjmë Beratin si Zvicrën apo Venecian apo destinacion të famshëm, por kemi ardhur të zotohemi se do merremi me Beratin shumë seriozisht. Do e fillojmë nga kjo kala këtu që nuk ka një punonjës të vetëm për mirëmbajtjen. Po ta kishim beratin e 2400 vjetëve fqinjët tanë të jeni të sigurtë që do e bënin dritë për të ndriçuar hartën Evropës. Po ja që në vendet fqinje ka shtet, kam parasysh dhe shtetin me të të ri Kosovën, ndajBerati është katandisur kështu, ndaj dhe Kruja është katandisur sic është katandisur. Ky shtet dhe pushtet, ky kryeministër sot ka ardhur këtu dhe nuk di se me cfarë fytyre i del këtij qarku, po i bën Krujës ato që nuk i bënë dy sulltanë. Po e masakrojnë duke lejuar që ‘mostrat’ prej betoni ti sulen nga sipër kalasë. Shikoni Gjirokastrën sikur të ishte nën mallkim. Në qyet i qëndisur me gurë si asnjë qytet tjetër, për të cilin ka dhe një libër me famë botërore, shikojeni si e kanë lënë. Shikoni cpo i punojnë kalasë se Shkodrës, Lezhës apo dhe Butrintit. Ne nuk synojmë të ulim një flamur dhe për të ngritur tjetër. Ne duhet e mbrapsim qeverinë për detyrimin që u keni të parëve tanë dhe borxhin që u kemi fëmijëve tanë”, u shpreh Rama.
Rama solli në vëmendje të banorëve, kohën kur ai nuk ishte në krye të Tiranës dhe formën që mori kryeqyteti pasi ai u zgjodh kryebashkiak.
“Ju e dini si ishte Tirana para se të zgjidhesha në krye të Tiranës kur bashkë me Artan Lame dhe një skuadër ‘rilindëm’ Tiranën. Askush nuk e imagjinonte cdo të bënim, por ne e dinim se cdo të kishte poshtë atyre kioskave. Por, Tirana nuk e ka këtë pasuri kulturore si Berati dhe në këtë pasuri botërore e lëmë të rrënohet. Duhet ë jesh i pashpirt të lësh këtë popull të vuash në mes të kuaj mrekullie”, shtoi Rama.
Rama shpalosi dhe planin e socialistëve e për hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës, ndërkohë që solli në vëmendje e premtimin se me ardhjen në pushet do të kthehen në punë të gjithë ata shqiptarë që një larguar padrejtësisht duke shtuar se nuk do merret parasysh tesera e partisë, por merita.
“Kjo është një betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes, vota është për të marrë në punë një qeveri dhe kryeministër. Do mbani në punë Saliun dhe të rrini të papunë vetë, apo e kundërta” tha Rama
Rama teksa u ndal tek taksat dhe arsimi kritikoi Berishën për keq menaxhim si dhe premtoi investime për vaditjen dhe sistemin e kullimit. Rama në fund të takimit shpërndau edhe programin e PS-së, me firmën e tij.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha na dëgjoi ne, tani çmend dynjanë do ju jap rrogën e 13-të. Pse e hoqi?