Energjia elektrike dhe fushata elektorale
Si për çdo produkt tjetër, edhe për energjinë elektrike që prodhohet në vend, pasi plotësohen nevojat e tregut, është fare normale që tepricat të shiten në një treg tjetër. Por në kushtet kur energjia elektrike e prodhuar brenda vendit nuk plotëson më shumë se 60% të nevojave të tregut, vendimi për të shitur energji elektrike jashtë vendit, është i paarsyetuar mirë. Sistemi elektroenergjetik vendas, bazuar tërësisht në burimet hidro të prodhimit të energjisë, në periudha reshjesh, por sidomos gjatë dimrit e pranverës, në momente të caktuara krijon teprica të energjisë elektrike. Mënyra më e drejtë në vite për administrimin e këtyre tepricave është konsideruar ajo e depozitimit, kryesisht në Kosovë dhe rrallë në Greqi, për ta marrë përsëri këtë sasi energjie në një periudhë tjetër të vitit, kur vendi ka më shumë nevojë për energji elektrike.
Më 9 janar 2009, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë vendosi me urgjencë rishikimin e Rregullave dhe Procedurave të Shitjes së Energjisë Elektrike për furnizuesit vendas e të huaj. Ishte ky një vendim i diktuar nga ministri Ruli dhe drejtori i Autoritetit Shitës, Gjergj Bojaxhi. Duke kritikuar sistemin elektroenergjetik të trashëguar nga regjimi i para viteve ‘90, ndër të tjera, Ruli do të deklaronte se, një ditë më parë (pra, para deklarimit në një emision televiziv, ku ai ishte i ftuar) kishte pasur teprica të energjisë elektrike të prodhuar në vend nga prurjet e mëdha. Çdokush nuk e ka të vështirë ta kuptojë se tepricë do të thotë, pasi ke furnizuar pa ndërprerje konsumatorët brenda vendit. Por fatkeqësisht, në pjesë të caktuara të vendit, kufizimet vazhdojnë. Vendi, akoma dhe për shumë vite, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë elektrike të nevojshme që të evitojë kufizimet, paçka se Kryeministri Berisha shpall çdo tre muaj ndërtimin e një termocentrali, hidrocentrali, impianti me erë apo nuklear.
Lejimi nga qeveria i shitjes së energjisë elektrike jashtë vendit, përveçse është një veprim antiekonomik, por edhe korruptiv, sepse sipas vendimit të Entit Rregullator, tashmë i jepet e drejta Titullarit të Autoritetit Shitës, pra drejtorit të Furnizuesit Publik me Shumicë, Gjergj Bojaxhi, të vendosë për çmimin e shitjes. Megjithëse thuhet se transparenca do të bëhet në faqen elektronike të KESH-it, në të vërtetë as KESH-i nuk ekziston, ngaqë ai është i ndarë në tri shoqëri të tjera, por as faqja elektronike nuk hapet, sepse çelësi i saj mbahet sekret. Atë e di vetëm qeveria dhe kompanitë e huaja të zgjedhura "me kujdes" prej saj, me të cilat do të kryhen transaksionet dhe do të sigurohen përfitimet, të destinuara për të shkuar në xhepat e pushtetmbajtësve. Lufta kundër korrupsionit nuk është gjë tjetër, veçse një zhurmë dhe e vërteta është krejt ndryshe, sikurse shihet edhe nga këto veprime më shumë se skandaloze. Kjo duket shumë qartë, kur vetë drejtori i kompanisë publike, i cili sipas statutit të kompanisë nuk duhet të jetë person politik, deklaron se është person politik që ka hyrë edhe në një garë politike. Kjo përbën më shumë se një konflikt të hapur interesi.
Shitja e energjisë elektrike në tregun e parregulluar përbën një veprim që duhet hetuar nga organet përkatëse. Hapin e parë në këtë drejtim duhej ta hidhte Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, një institucion ligjërisht i pavarur, i cili ka detyrën nr. 1 të mbrojë konsumatorin shqiptar të energjisë elektrike nga diskriminimi, por edhe të garantojë transparencë maksimale për publikun. Modeli shqiptar i tregut të energjisë elektrike, hartuar me ekspertë të huaj me ndihmë të USAID-it, i njeh të drejtën KESH Gen-it (gjenerimit) të shesë energji elektrike të tepërt të prodhuar prej tij, me çmime të parregulluara, në përputhje me rregullat dhe procedurat e miratuara nga ERE dhe me ato për eksportin e energjisë elektrike, por gjithnjë pa reduktuar përfitimet e përgjithshme të klientëve tariforë dhe pa penguar përmbushjen e detyrimeve të KESH Gen-it, sipas kontratave të tij me OST dhe Furnizuesin Publik me shumicë. Kjo kërkesë nuk është zbatuar.
Qeveria mban përgjegjësi të jashtëzakonshme kur ua shet energjinë elektrike shqiptarëve me çmime të shtrenjta. Mundësitë reale nga rritja e sasisë së energjisë elektrike të prodhuar në vend me kosto të ulët nuk kthehen në një përfitim financiar të konsumatorëve, duke ndërhyrë në korrigjimin e çmimeve. Por, fatkeqësisht qeveria dhe drejtuesit e këtij sektori në të gjitha nivelet, janë më shumë të interesuar për të gjetur burimet financiare të nevojshme për të mbuluar fushatat e për të mbushur xhepat tyre.