OBSH: Gripi i Derrave mund ta çojë në 5 nivelin e alarmit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në rast se ngjarjet e dyshimta të gripit të derrave në SHBA marrin përgjigje përfundimtare, niveli i alarmit mund të rritet nga 4 në 5.
Zëdhënësi i OBSH, Gregory Hartl, në konferencën për shtyp, deklaroi se nëse rastet e dyshuara në Nju Jork për pacientë të prekur nga gripi i derrave do të vërtetohet, kjo do të thoshte se epidemia ka kaluar kufijtë e Meksikës dhe se niveli i alarmit mund të kalojë në 5.
Autoritete amerikane deklaruan se në SHBA ka 45 raste të dyshimta dhe se simptomat e 28 pacientëve në Nju Jork rridhnin nga gripi i derrave.
OBSH e pati rritur dje nivelin e alarmit nga 3 në 4. Kalimi në nivelin katër, do të thotë që sëmundja mund të kalojë nga njeriu te njeriu.