Portieri i Tahitit: Casillas, a keni nevojë për portier?

Portieri i Tahitit, Mikel Roche ka zbuluar një detaj qesharak pas sfidës me Spanjën. Portieri që i “hëngri” 10 gola nga Spanja, ka thënë se pas ndeshjes e ka pyetur Casillasin nëse Reali ka nevojë për portier.
”I thashë Casillasit nëse Reali ka nevojë për portier. Unë jam i gatshëm, për të qenë portier rezervë i Real Madridit” ka thënë Roche./Indeksonline/