Xavi: Reali deshi të na ndajë me Casillasin

Xavi Hernandez i ka dalur në përkrahje edhe një herë Iker Casillasit. Mesfushori i Barcelonës tha në një intervistë se Real Madridi nuk ka treguar fare respekt për Casillas. Ai tha se Reali e dëshironte largimin e miqësisë mes tyre.
”Real nuk ka treguar respekt për Casillas. Ka qenë Jose Mourinho ai që është lejuar të luaj me namin e Casillas. Politika e tyre ka qenë që të ndërprejë shoqërinë mes nesh. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë, madje në vitin e fundit në kishim kontakte më shumë se kurrë më parë” deklaroi Xavi./Indeksonline/