E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi, gjoba per gjimnazistet L.Ndoka

Ligji i arsimit parauniversitar duhet te pesoje ndryshime te thella. Ky ka qene propozimi i specialisteve Gjon Kola dhe Mark Lazri, te cilet kane pergatitur propozimet konkrete per te gjitha fazat e arsimit parauniversitar. Ato kane te bejne me ndryshime qe nga kufiri i moshes per kete lloj arsimi, e deri te sanksionet per perjashtimin e nxenesve qe shkelin rregulloren, apo edhe per braktisjen e arsimit te detyrueshem.
Mungesat
Specialistet e siperpermendur propozojne uljen e limitit te mungesave qe cojne ne perjashtimin e nxenesit. Nese aktualisht neni 59.1 parashikon sanksione kur "Nxenesi mungon ne mesim pa arsye 30-50 per qind te kohes ne dy muaj te njepasnjeshme", specialistet parashikojne qe sasia kufi e mungesave te jete 20-30 per qind. Kjo, domosdoshmeri per ndryshim, sipas tyre, lind per shkak se nuk ka kuptim qe ne disa 2 mujore, te arrije ne me shume se 50 per qind e programit mesimor te mos njihet nga nxenesit, plus dobesite e pjeses tjeter te programit. "A behet i mundshem kalimi i klases nga nxenesi?", shtrojne pyetjen specialistet. Nderkohe, sugjerohet qe neni pasardhes te jete "Kur nxenesi mungon pa arsye
50 per qind te kohes ne dy muaj te njepasnjeshem, limiti i mungesave pa arsye te jete 30 per qind".
Gjobat
Sa u perket gjobave per braktisje te shkolles, sugjerohet qe vendimi i gjobes te jete e drejte ekskluzive e drejtorit te shkolles, ne bashkepunim ekzekutimi
me zyrat e permbarimit dhe jo nga kryetari i bashkise apo komunes, sic eshte ligji aktualisht. Sipas specialisteve Kola dhe Lazri, ky ndryshim lipset per faktin se bashkite dhe komunat e anashkalojne per arsye objektive dhe emocionale, e faktuar kjo se ne asnje rast nuk eshte ekzekutuar gjobe, nga bashkite e komunat, prandaj ne kemi sot nje kontigjent nxenesish jo te paperfillshem qe kane braktisur shkollen. Ata propozojne qe te parashikohet gjobe edhe per nxenesit e shkolles se mesme, ne rastet e thyerjes se rende te disiplines me efekte negative jo vetem per shkollen por edhe per shoqerine, ne rastet e mungesave pa arsye tej mases se lejuar, per te parandaluar perjashtimin e tyre nga shkolla. Gjithashtu specialistet parashikojne sanksion me gjobe edhe ne rastet e dhunimit, prishjes dhe demtimit te bazes material-didaktike. Ata kane sqaruar se sanksionet me gjobe per nxenesit e shkolles se mesme, i propozojme ne kuadrin e synimeve te nje perspektive te afert qe arsimi i mesem, te jete i detyrueshem.
Moshat e pranimit ne arsimin parauniversitar
Specialistet kane propozuar qe mosha 5-6 vjec te jete e detyruar te shkoje ne kopsht, pasi jane kontingjenti i klases se pare dhe qe paraqesin problem e prapambetje ne edukaten e te folurit dhe te kultures moshore. Kjo, sidomos per femijet e zonave rurale, ne raport me ato urbane. Sa i perket nenit 29 ku thuhet se "Ne klasen e pare te shkollave publike me kohe te plote, pranohen nxenes jo me te medhenj se 16 vjec", propozohet qe te diskutohet pra, kjo te mos vleje per rastet kur nxenesi ka mbetur ne klase nder vite me shume se njehere, po kur ka kaluar semundje disa-vjecare. Kur ai mbaron klasen e 9- te mbi 15 vjec, mund te tolerohet afati nga 18-vjec mbarimi i arsimit te mesem publik ne 20 vjec, nje vit me pak se permbajne dispozitat normative te meparshme te shkolles.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›