E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portreti i presidentit polak, Lech Kazinski

Lech Kazinski ka qenë një figurë kontroverse në arenën ndërkombëtare, por politikat e tij të qendrës së djathtë kanë gjetur mbështetjen e shumë polakëve. Gjatë karrierës së tij politke ai nuk ka pasur asnjëherë frikë të thërriste në ndihmë ndjenjat e popullit të tij.

Si kryebashkiak i Varshavës, ai ka ndaluar dy herë zhvillimin e paradave të homoseksualëve në kryeqytet, si dhe ka mbështetur publikisht rivendosjen e dënimit me vdekje. Ai u zgjodh president i Polonisë në vitin 2005 si kandidat i Partisë për Ligj dhe Drejtësi.

Gjatë fushatës së tij elektorale Kazinski këmbëngulte se polakët kishin nevojë për një president që të mbronte interesat e tij. Ai thoshte se një Poloni post komuniste shpesh e quajtur si Republika e Tretë kishte nevojë për një transformim radikal në një Republikë të Katërt, të bazuar në drejtësinë sociale dhe në një shtet të fortë.

Partia për Ligj dhe Drejtësi, e cila mbështetet në vlerat tradicionale të Kishës Katolike Romane, u themelua nga ai dhe vëllai i tij binjak Jaroslav në vitin 2001. Dy vëllezërit u bënë të famshëm në moshën 12 vjecare si protagonistë të filmit “Dy djemtë që vodhën Hënën”.

Lech ndoqi vëllain e tij në lëvizjen kundër qeverisë në vitin 1970 dhe shërbeu si këshilltar në komitetin e grevës në Gdansk gjatë protestëts së Solidaritetit në gusht të 1980-ës. Babai i tyre ka marrë jesë në forcat e Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore.

Dorina Gusmari Azhornuar së fundi ( e shtunë , 10 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›