Rrëzimi i avionit presidencial polak, konfirmohen emrat e viktimave

Janë konfirmuar emrat e parë të viktimave që ndodheshin në bordin e avionit presidencial polak të rrëzuar në rajonin Smolensk në Rusi. Ata jane presidenti polak, Lech Kaczynski, bashkëshortja e presidentit, Maria Kaczynski, shefi i shtabit të përgjithshëm, Franciszek Gagor, zëvendës ministri i jashtëm polak, Andrzej Kremer, guvernatori i Bankës Qendrore polake, Slawomir Skrzypek, ish- presidenti polak, Ryszard Kaczorowski, kandidati konservator në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Poloni, Przemyslaw, kreu i Institutit të Memories Kombëtare, Janusz Kurtyka
zëvendës presidenti i Seimas, Jerzy Zmudzinski, disa deputetë, numri i saktë i të cilëve ende nuk dihet dhe peshkopi kapelan i ushtrisë si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Kishës.
Një rastësi fatlume ka shpëtuar jetën e gazetarëve që shoqëronin presidentin dhe delegacionin e tij të cilët janë nisur me një avion tjetër një orë më parë.
Ende nuk konfirmohet nëse në avion ka qenë ose jo vëllai binjak i presidentit, ish kryeministri i vendit Jaroslav Kazinski. Ministri i jashtëm polak përgënjeshtron ndodhjen e Jaroslav Kazinskit në avionin e rrëzuar duke thënë se ai e ka lajmëruar personalisht atë për vdekjen e presidentit.
Ndërkohë ish- presidenti polak Lech Valesa ka komentuar me trishtim lajmin duke thënë se në këtë tragjedi ka vdekur elita e vendit. “është një fatkeqësi e njëjtë me atë Katin” ka shtuar cmimi Nobel për Paqen në 1983 duke iu referuar masakrës së zyrtarëve polakë nga ana e sovjetikëve në 1940-ën.
Televizioni shtetëror polak po transmeton pamje të njerëzve të cilët me qirinj dhe lule në duar po mblidhen para pallatiti presidencial në Varshavë.
Dorina Gusmari