E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta mesazh ngushëllimi homologut të tij polak për humbjen e Kaczynskit Ministri i Jashtëm, Ilir Meta

Zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, dërgoi mesazh ngushëllimi me rastin e humbjes së Presidentit polak, drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslaë Sikorski “Me një tronditje të fortë dhe me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik, të mëngjesit të sotëm, që pësoi avioni ku udhëtonte Presidenti Lech Kaczynski, Zonja e tij, si dhe delegacioni me dinjitarë polakë, që fluturonte drejt Smolenskut, për të marrë pjesë në ceremonitë e lokalitetit Katyn, në respekt të kujtesës historike”, thuhet në mesazh. Më tej, Meta thotë se “humbja e madhe dhe e rëndë që po përjeton Polonia dhe populli mik polak, dhimbja dhe pikëllimi i madh kombëtar që ka qëndruar sot mbi vendin tuaj, na kanë prekur rëndë dhe shumë thellë të gjithëve”. “Në këto momente zie kombëtare për shkak të kësaj ngjarje tragjike, më lejoni t’Ju shpreh Ju dhe nëpërmjet Jush, anëtarëve të kabinetit qeveritar polak, popullit polak, familjeve që ndjejnë drejtpërdrejt këtë humbje, ngushëllimet e mia më të thella e të sinqerta dhe ndjenjën e solidaritetit më të ndjerë e më vëllazëror”, përfundon mesazhi i ngushëllimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›