E Diel, 1 Nëntor 2026

Portualet dhurojne gjak per njerezit ne nevoje

Autoriteti Portual Durres ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka organizuar fushaten per dhurimin vullnetar te gjakut nga punonjesit e tij. Dhurimi vullnetar i gjakut do te kryhet diten e hene me 14 nentor ora 1200 ne mjediset e Qendres se Trajnimeve te Autoritetit Portual. Kush dhuron gjak shpeton nje jete eshte motoja e kesaj nisme.

Organizimi i dhurimit te gjakut.

Dhurimi i gjakut do te behet ne kushte optimale higjienike. Procesi do te ndiqet nga nje ekip i specializuar mjekesor. Dhuruesit ne fillim do ti matet tensioni arterial temperatura dhe niveli i hemoglobines per tu siguruar nese ai eshte ne gjendje te mire shendetsore ne momentin e dhurimit te gjakut. Jashte ambienteve te Qendres se Trajnimeve do te jete ne gatishmeri te plote autoambulanca e portit e cila do te asistoje ne rast nevoje per dhuruesit e gjakut. I pranishem do te jete dhe stafi mjekesor i portit me nje personel te perhershem te perbere nga 3 mjeke 2 ndihmesmjeke dhe 2 shofere te gatshem te perballojne ndihmen e pare dhe rastet e emergjencave mjekesore. Stafi drejtues i Autoritetit Portual ka konfirmuar pjesemarrjen per dhurimin e gjakut. Cdo dite vazhdon te rritet numri i vullnetareve dhurues te gjakut ne spitalin e Durresit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›